Vodafone sjell për abonentët ofertën e re
Surprizat e Vodafone Albania nuk kanë të reshtur këtë verë. Oferta e re drejtuar të gjithë përdoruesve Vodafone Card dhe Vodafone Club do bëjë që komunikimi i tyre të mos njohë kufij dhe ditët e tyre të verës të bëhen edhe më të lumtura. Të gjithë abonentët, të cilët do të aktivizojnë këtë ofertë do të harrojnë se po telefonojnë një numër ndërkombëtar, duke qenë se thirrjet e tyre drejt numrave Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi do të jenë aq të lira sa nuk mund ta kishin imagjinuar. Po, është e vërtetë, Vodafone Albania ofron për të gjithë këta abonentë të njëjtat tarifa si për komunikimin brenda rrjetit Vodafone në Shqipëri. Tarifat për këta përdorues janë si vijon: Thirrjet nga një numër Vodafone Card drejt një numri Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi do të kushtojnë vetëm 29 Lekë/Min (pa TVSH). Ndërsa për thirrjet nga një numër Vodafone Club drejt një numri Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi telefonatat do të kushtojnë vetëm 45 Lekë/Min (pa TVSH). Kjo është një mundësi fantastike për gjithkënd që dëshiron të flasë gjatë me anëtarët e familjes dhe miqtë në Itali dhe Greqi. Për të aktivizuar këtë ofertë të re dhe për të përfituar këto çmime, mjafton një telefonatë falas në numrin 15135. Kjo ofertë që është tashmë aktive, do të jetë e vlefshme deri në 31 gusht 2009. Edhe njëherë, Vodafone Albania i sjell njerëzit më pranë të dashurve të tyre, pavarësisht nëse ata jetojnë në Shqipëri apo jashtë saj.