E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama i dërgon Berishës kartolinë me kuti votimi e protesta

 Kreu i maxhorancës ka ironizuar mbrëmë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama edhe përsa i përket kartolinave të urimit me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në përballjen me gazetarët për tre muajt e parë të punës së kabinetit të ri qeveritar, kryeministri u shpreh se kundërshtari i tij politik i ka nisur një kartolinë me kutitë e votimit. “Më thanë që zoti Rama ka dërguar kartolina me kuti. Unë i kam dërguar kartolinën e kryeministrit. Po qe se më ka dërguar një të tillë, edhe unë do t’ia çoj me një tjetër”, u shpreh Berisha. Ndërkohë prej pak ditësh në postën elektronike të qytetarëve ka mbërritur një kartolinë urimi e kryetarit të socialistëve me pamje nga mitingu 48 orësh i 20 nëntorit. “Me këtë pamje shpresëdhënëse të Vitit që po ikën uroj një vit të ri që të sjellë më shumë të mira dhe gëzime për familjen tuaj dhe shëndet e mbarësi për gjithkënd”, thuhet në tekstin e kartolinës, e cila në sfond ka turmën e njerëzve që po marshon në drejtim të kryeministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›