E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 ditë president, Obama do të kujtohet si “Donatori i madh”



I kanë mjaftuar vetëm 100 ditë për t’u vlerësuar si i besueshëm Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama. Megjithatë, problemet e shumta me të cilat ndeshet administrata bënë që të mos organizohej asnjë festë në Shtëpinë e Bardhë. Obama gjendet para sfidave të mëdha dhe më e madhja është kriza financiare.
Vetëm 25 ditë pas ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi miratoi paketën ekonomike me vlerë 787 miliardë dollarë. Ashtu si Franklin Rusevlti në vitet ’30, edhe presidenti Barak Obama do të futet në historinë amerikane si një “donator i madh”. Ai ka investuar me miliarda euro në paketa të ndryshme ekonomike, për të shpëtuar ekonominë amerikane, të cilën e mori në një gjendje shumë të rëndë nga paraardhësi i tij, Xhorxh Bush. Ai doli në një konferencë për shtyp ku vlerësoi personalisht punën e realizuar. Edhe pse ndihmësit e vlerësojnë Obamën me notën 9, ekspertët, nga ana tjetër, thonë se presidenti ka krijuar boshllëqe politike me vendet e Europës Juglindore dhe Rusisë. Presidenti amerikan vizitoi Europën, megjithatë, politikat e kontinentit të vjetër mbeten të paqarta. Analistët dalin në përfundimin se “muaji i mjaltit” mes Obamës dhe europianëve ka përfunduar dhe për këtë arsye pritet më shumë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

30 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›