E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 3 grabitës në ish-kombinatin metalurgjik



Elbasan - Tre shtetas u arrestuan në orët e vona të një nate më parë, nën akuzën e “vjedhjes së kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. Burime të policisë lokale bënë të ditur se shtetasit Arben Haka 35 vjeç, Ardjan Rama 35 vjeç, si edhe Sajmir Duja 24 vjeç, që të tre me banim në fshatin Bradashesh të komunës me të njëjtin emër, u arrestuan, pasi dy ditë më parë, ata hynë në nënstacionin elektrik të ish - ndërmarrjes së Koksit në ish Kombinatin Metalurgjik për të vjedhur kabllo elektrik, ku si pasojë e rrymës elektrike të tyre, gjeti vdekjen 27- vjeçari Blerim Duja. Lajmi për vdekjen e Dujës u bë i ditur dy ditë më parë, ku ai u gjet i karbonizuar si pasojë e kontaktit që kishte pasur me një tel korrenti pas tentativës për të vjedhur ë ish-metalurgjik. Policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një sëpatë, një levë hekuri, mjete të cilat janë përdorur nga shtetasit e mësipërm.

Drejtuesi i fuoristradës aksidentoi me vdekje kalimtarin

Durrës – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar 40-vjeçarin Kujdesi Shehu, pasi aksidentoi për vdekje me mjetin e tij një kalimtar. Sipas të dhënave policore, në zonën e Plazhit në Durrës, në sektorin “Apolonia”, duke drejtuar mjetin e tij tip “Fuoristradë Nissan” me targë DR 3251 D, ai ka aksidentuar 54-vjeçarin Vangjel Shabani. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore, por nga dëmtimet e marra, nuk arriti dot të mbijetojë dhe ndërroi jetë. Materialet për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

30 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›