Vrasja në Shkodër, Policia: Për vetëmbrojtje
Shkodër - Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë disa nga detajet e ngjarjes së tri ditëve më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos rëndë. Burime konfidenciale pohuan për gazetën se debati ka nisur, pasi viktima Dode Hili e ka thirrur kryetarin e Komunës Pult duke e akuzuar se po ndikonte që të lironte nga burgu një person me të cilin viktima kishte hasmëri. Mes dy personave ka pasur një debat të shkurtër dhe pasi kryekomunari ka nisur të largohet është sulmuar dhe qëlluar disa herë me thikë në trup. Ende në gjendje të vetëdijshme, Martin Cubi ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me leje dhe ka qëlluar 51-vjeçarin Dode Hili duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, sipas policisë, kryetari i Komunës Martin Cubi e ka kaluar rrezikun për jetën dhe aktualisht vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekeve. Policia e Shkodrës në njoftimin e për shtyp bën të ditur se e ka arrestuar kryetarin e Komunës Pult dhe aktualisht ai po ruhet nga shërbimet e policisë po në të njëjtën kohe është ngritur akuza e vrasjes me dashje.
30 Prill 2009