E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet parkingu me automjete të dyshuara si të vjedhura, ndalohet pronari

Policia ka shoqëruar 42-vjeçarin Perjet Abazi pronar i parkingut në fshatin Yrshek. U sekuestrohen; BMW X5, Bens Sprinter, Bens 320, fuoristrada Nisan Petrol dhe një Bens ML

Tiranë - Antitrafiqet e policisë së Tiranës sekuestrojnë 5 automjete të cilat dyshohet se janë vjedhur jashtë shtetit, ndërsa çojnë në qeli pronarin e tyre. Në orët e para të ditës së djeshme Policia e Tiranës ka kryer shoqërimin e 42-vjeçarit Perjet Abazi pasi në ambientet e parkingut të tij që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, në fshatin Yrshek, u gjetën dhe u bllokuan pesë automjete të dyshuara të vjedhura dhe të trafikuara nga shtete të tjera për në drejtim të Shqipërisë.
Informacioni
Burime nga policia e Tiranës thanë për gazetën “Albania” se ishte siguruar në rrugë operative informacione për automjetet e vjedhura ndaj dhe agjentët e antitrafiqeve nisën menjëherë hetimet. Sipas të njëjta burimeve në parkingun, pronë e Abazit u gjet automjeti Foristradë, tip BMW X5, me targë TR 5251 I, automjeti furgon tip-Bens Sprinter, pa targa, automjeti tip Bens 320, me targë SRU 731, automjeti Foristradë, tip Nisan Petrol, me targë TR 7240 G dhe automjeti tip-Benz ML, me targë DF 646 EL. Specialistët e antitrafiqeve po vazhdojnë punën hetimore mbi verifikimin e plotë të këtyre automjeteve, origjinën e tyre si dhe dokumentacionin përkatës. Ndaj Pejet Abasit ka nisur ndjekja penale, për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”.
Rastet
Operacioni më i fundit ishte ai i 11 marsit të këtij viti ku falë një operacion sekret u arrestuan 3 trafikante makinash në Durrës. Policia vendore në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit të Durrësit mundësuar nëpërmjet operacionit të koduar “Pranvera 2008” të godiste një rrjet të mirëorganizuar që trafikonte prej kohesh makina të dyshuara të vjedhura. Në pranga u vunë shtetasit Sokol Xhakja 28 vjeç, nënkryetar i Komunës Katundi i Ri, Durrës, si dhe shtetasit Mehmet Shuaipi dhe Myslym Dosti. Falë këtij operacioni u realizua edhe sekuestrimi i automjeteve të dyshuar të vjedhura një Audi A3, me targa BY234BN që përdorej nga Xhakja, një Bens AGMB 200 e Shuaipit dhe Fiat BR 770 YJ e Dostit. Burime nga policia bënë me dije se automjetet ishin të vjedhura në Itali dhe se personat e arrestuar do i shisnin në vend për përfitim. Po sipas policisë do të vazhdonin hetimet pasi dyshohet se persona të tjerë ishin të implikuar në këtë trafik të paligjshëm të automjeteve.

Kërcënonte me mesazhe telefonike drejtorin e një banke, 27-vjeçari

Tiranë - Specialistët e seksionit Kundër Krimeve Seksuale dhe të Lirisë së Personit në policinë e Tiranës ndaluan dje një 27-vjeçar i cili akuzohet se ka kërcënuar Drejtorin e Bankës Arabe. Lulëzim Makisti, u ndalua pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte lëshuar urdhrin e ndalimit në ngarkim të tij, kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 26 Prill 2009, ka caktuar masën e sigurisë ndaj 27-vjeçarit “Arrest Burg”. Makisti akuzohet se konsumuar veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” në bashkëpunim. Burime nga policia thanë se Lulëzim Makisti akuzohet, se më anë të telefonit celular ka dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të drejtorit të bankës të cilit i kërkonte dhënien e kredisë së 85 mijë eurove se përndryshe do të merrte masa të tjera. Ky i fundit e denoncoi autorin, i cili u zbulua dhe më pas u ndalua nga policia.

30 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›