100 fidanë duan 100 vjet të rriten dhe 100 sekonda të priten
Nje nga pasurite natyrore me të medha dhe unikale jo vetem të Shqiperise por dhe të Europes, liqenet dhe pyjet e Lures, sot jane në nje gjendje të mjerueshme, për shkak të nje masakre të vazhdueshme të prerjeve pa kriter që po i behen lendeve drusore nga persona të papergjegjshem që për përfitime individuale banale po shkaterrojne nje pasuri kombetare që i përket të gjitheve.
Fushata sensibilizuese “Ndryshimi fillon nga ty” në vijim të përbushjes se planveprimit të saj, në mbrojte të pasurise natyrore do të mbjelle me vullnetaret dhe me nje grup qytetaresh nga Njesia Bashkiake Nr.10 , 100 fidane pishe në pyjet e demtuara të Lures.
Respekti ndaj natyres, është respekt ndaj shendetit tone dhe të femijeve tane. Respekti ndaj natyres, është gjithashtu tregues i qytetarise tone dhe si i tille ne duhet të ngreme të gjishe se bashku zerin që jo vetem pyjet e Lures, por çdo pasuri natyrore në Shqiperi të mbrohet me fanatizem që të mos bjere pre e individeve të papergjeshem që nuk shikojne përtej interesave të ngushta përsonale.
Mbjellja e 100 fidaneve me shume në pyjet e Lures nuk do të shpetoje Luren, por nëse në nuk do të benim ate për çka po angazhohemi në kete fushate “Ndryshimin që fillon nga ne” Lura do të kishte 100 fidane me pak!
Te dielen 26/10/2008 eja me ne të mbjellim 100 rrenje shprese për nje të ardhme me të gjelbert të Lures dhe të pyjeve tona ane e mbane Shqiperise. 100 fidane…duan 100 vjet të rriten dhe 100 sekonda të priten…