Kalderon: Heq dorë nga K. Ronaldo
Nëse një lajm e ka thënë "BBC"-ja, atëherë ai është vërtet zyrtar. Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, është dorëzuar më në fund në lidhje me marrjen e yllit portugez të Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, dhe këtë e ka bërë publike nëpërmjet valëve të televizionit prestigjioz britanik: "Heq dorë nga Kristiano Ronaldo". Presidenti i Realit të Madridit, ëndrra e të cilit për të parë me "bluzën e bardhë" numrin 7 të Mançester Junajtid sigurisht nuk venitet, ka bërë të njohur për televizionin më historik të Britanisë, se ka ndalur sulmin në drejtim të "Topit të Artë" të mundshëm dhe se nuk do të ketë më tentativa për t‘ia marrë atë "Djajve të Kuq" anglezë. Mançesteri do të mundohet ta mbajë të mbërthyer të paktën deri në vitin 2012, kohë kur edhe skadon kontrata e fenomenit portugez, të zbuluar nga vetë trajneri Aleks Ferguson.
Ramon Kalderon, duke folur në mikrofonat e "BBC", ka deklaruar: "Mançester Junajtid nuk ka ndërmend ta lërë të lirë, kjo është situata rreth çështjes Kristiano Ronaldo. Ata janë treguar shumë të qartë dhe, në këtë pikë, ne kemi vendosur që ta harrojmë operacionin për blerjen e tij. Mançester nuk ka dashur ta shesë tre-katër muaj më parë dhe ne tashmë nuk duam të hyjmë në një konflikt me një prej klubeve më të mëdhenj të botës. Asnjëherë nuk mund të thuhet se kjo është përfundimtare, por qëllimi aktual i Realit të Madridit është të mos prishë marrëdhëniet e mira që ka me Mançester Junajtid". Pra marrëdhëniet publike janë të rëndësishme dhe insistimi i presidentit Kalderon dhe i bashkëpunëtorëve të tij për të rrëmbyer Ronaldon nga Mançesteri kishin provokuar në muajt e kaluar polemika jo të pakta. "Ne e dimë se nuk është e lehtë të rekrutosh në gjysmën e sezonit lojtarë, që janë pronë e klubeve të mëdhenj, ka vazhduar më tej rrëfimin numri 1 i Real Madridit. Por mendoj se për ne ka mundësi të shumta që të blejmë lojtarë të tjerë, nëse do të kemi dëmtime të rënda të atyre që ne kemi në skuadër". Pasi është sfumuar Kristiano Ronaldo, është bërë e ditur se Reali, si të gjithë klubet e mëdhenj, do të hidhet më shpejt në merkato dhe është për t‘u parë nëse do të jetë sërish Kaka objektivi tjetër jo i fshehur i presidentit madrilen.