Franc Bekenbauer mbështet Anglinë
Sipas Franc Bekenbauer, Anglia ka "shanse të mëdha" që të fitojë garën për organizimin e Botërorit 2018. Legjenda gjermane, i cili është pjesë e grupit të punës prej 24 personash pranë FIFA-s, që do të vendosin ku do të zhvillohet evenimenti, beson se ishullorët janë në pozita mjaft të mira. "Kam përshtypjen se edicioni i vitit 2018 do të zhvillohet në Evropë dhe nëse ndodh kështu, Anglia është favoritja për ta organizuar Botërorin. Ata kanë infrastrukturën, klubet më të suksesshme dhe tifozerinë".