Lampard: Filipe Skolari e bëri Çelsin popullor
Mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, ka theksuar se fillimi impresionues i sezonit nga skuadra, i shoqëruar nga një futboll i një niveli të lartë e ka shuar popullaritetin e "Blues".
Në sezonet e fundit ka luftuar për të fituar zemrat e tifozëve neutralë apo dhe rivalë, veçanërisht pas ardhjes së Roman Abramoviç dhe fatit të madh që ka sjellë në Londrën perëndimore. Çelsi është kritikuar shpesh në epokën e tij për mënyrën e lojës, e cila konsiderohej mjaftueshëm "eksituese" nga komentatorët. Tashmë, pas ardhjes së Luiz Felipe Skolarit, ka ndryshuar mënyra e lojës së Çelsit dhe "Blues" shikohen superiorë në Premier League, si me pikë, ashtu edhe me lojë. Sipas "The Guardian", Frenk Lampard ka pohuar se skuadra e ka bërë kthesën dhe se tashmë u mbetet tifozëve të respektojnë futbollin e bukur që ata po luajnë. "Ishte e rëndësishme për klubin për t‘u rikthyer popullor, tha mesfushori. Kur je i suksesshëm dhe vazhdon të luash një futboll të bukur, ata të respektojnë". Lojtari i Anglisë ka shpjeguar më pas se është i kënaqur nga stili i futbollit që po përdorin blutë dhe i fton tifozët që ta shijojnë këtë lojë spektakolare: "Ky është futbolli që kemi dashur të luajmë dhe futbolli që çdo tifoz dëshiron të shohë".