100 milionë euro do të inkasojë fituesi i Champions

- Fituesi në finalen e Ligës së Kampionëve në futboll, që sonte në stadiumin olimpik në Athinë do të garojnë Milani dhe Liverpuli, do të inkasojë rreth 100 milionë euro.Këto para fituesi do t'i mbledhë nga sponsorimet, kontratat me televizionet, cmimit më të lartë të futbollistëve dhe shitjes së biletave, tregojnë analizat.
Hulumtimi, i porositur nga "Mastercard", një nga sponsorët e Ligës së Kampionëve, tregon se qyteti prej të cilit do të jetë kampioni i ri evropian do të fitojë injeksion serioz financiar.
Si shembull theksohen 70 milionë eurot që Liverpuli i fitoi në vitin 2005, si dhe 12 milionë eurot e Portos pas suksesit të ekipit në vitin 2004.