E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhavit Visoka kthehet më 26 maj

- Xhavit Visoka nuk do të pauzojë sa ishte menduar në fillim për shkak të një lëndimi në gju të pësuar javën e kaluar. Në fillim ishte menduar për një mungesë më të gjatë në ring, por analizat e fundit kanë treguar se Visoka është i gatshëm për t'u rikthyer dhe duelin e anuluar të 19 majit do ta zhvillojë më 26 maj në palestrën sportive të qytetit Nove Mesto të Sllovakisë. Ish-kampoioni i pesëfishtë i Kosovës në boksin amator që ka debutuar në profesionizëm në shkurt të këtij viti ka shënuar tri fitore në tre përballjet e para, prej të cilave dy me "knockout" që në sekondat e parë të rundit të parë. Pas përballjes së 26 majit Visoka do të boksojë më 16 qershor në Budapest të Hungarisë si një nga paramecet e mbrëmjes ku do të zhvillohen dy mece për titujt e kampionit të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›