Zvicra ‘kosovare’

Zvicra është Kombëtare e cila çdo katër vjet duhet të zhvillojë luftë të ashpër për t’u kualifikuar në Kampionatin botëror. Helvetikët janë kualifikuar tetë herë për Botëror, ndërsa rezultatet më të mira i arritën më 1934, 1939 dhe 1954. Këtë vit në garën që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, Zvicra do të ketë ndihmën e tre futbollistëve kosovarë: Valon Behrami, Albert Bunjaku dhe Xherdan Shaqiri.
Kualifikimi
Zvicra siguroi pozitën e parë në Grupin 2 nga zona e Evropës, por nuk e pati të lehtë. Ata kishin mjaft probleme në rrugë drejt Afrikës së Jugut. Barazuan me Izraelin në ndeshjen e parë dhe humbën në shtëpi nga Luksemburgu. Por, ekipi i Ottmar Hitzfeldit u ngrit dhe mposhti Greqinë në Athinë e më pas hyri në seri të rezultateve pozitive, pas së cilave siguruan pjesëmarrjen në Botëror.
Pikët e forta
Motivimi i ekipit nuk paraqet problem. Aty janë futbollistë si Barnetta, Frei, Senderos dhe Benaglio të cilët kanë përvojë ndërkombëtare. Ekipi i bashkuar është veçori e rëndësishme për arritjen e rezultateve të mira.
Pikët e dobëta
Zvicra nganjëherë dëshpëron kundër ekipeve kur pritet të fitojë, si përballë Finlandës, Norvegjisë dhe Luksemburgut, vetëm sa për të përmendur disa kundërshtarë.
Trajneri
Ottmar Hitzfeld është emër i madh në botën e futbollit. Ai është trajner që njihet për karakterin e tij dhe nuk është i huaj për fitimin e titujve në Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. Zvicra është e lumtur që mund të përfitojë nga përvoja e një trajneri si Hitzfeld.
Yjet e ekipit
Alexander Frei është kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i ekipit. Ai është sulmues i rrezikshëm për çdo kundërshtar. Diego Benaglio është portier i ri, i cili para dy sezoneve fitoi titullin e kampionit në Bundesligë dhe fitoi përvojë edhe në Ligën e Kampionëve. Ndërsa ‘Cristiano Ronaldo’ i Zvicrës është Tranquillo Barnetta, i cili i jep ritëm lojës së
ekipit.
Momenti më i mirë në histori
Fitorja në Kampionatin botëror U-17 në Nigeri është titulli më i rëndësishëm deri më tani në histori të futbollit zviceran. Ata mposhtën ekipe si Italia, Brazili dhe Nigeria për të fituar titullin. Në përbërje të ekipit ishin treshja kosovare: Pajtim Kasami, Granit Xhaka dhe Frederik Veseli.
Objektivi në Botërorin 2010
Kualifikimi nga faza e grupeve dhe mundësisht shkaktimi i ndonjë befasie si ekipi U-17.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 36.9%
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 9.9 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 3.7 %
Gjasat për të kaluar në finale: 1.4 %
Gjasat për ta fituar titullin: 0.4 %