E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano, pas Benitezit ?

Mesfushori argjentinas Javier Mascherano mund ta ndjekë trajnerin e tij të deritashëm te Liverpool, Rafael Benitez. Dyshja mund t’i bashkohet Interit gjatë kësaj vere. “Benitez do të ishte ideal për Interin. ‘Unë së bashku me të? Kushedi, mund edhe të ndodhë”, ka thënë përfaqësuesi argjentinas. Mascherano ishte transferuar nga Benitez te Reds në shkurt të vitit 2007. Mirëpo, pas largimit të trajnerit spanjoll, e ardhmja e disa futbollistëve, përfshirë këtu Torres e Mascherano, te klubi anglez është bërë e paqartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›