Shpreson në Behramin

Pas lëndimit që pësoi, Valon Behrami pritet t’i bashkohet Kombëtares së Zvicrës, e cila po vazhdon përgatitjet për kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut’ 2010, që do të fillojë më 11 qershor.
Kosovari me pasaportë zvicerane në fillim të javës pësoi një lëndim në stërvitje gjatë një dueli që pati me sulmuesin kosovar të Nurnbergut, Albert Bunjaku. Ky lëndim e la anëtarin e klubi anglez West Ham jashtë fushës në ndeshjen miqësore që Zvicra e humbi përballë Kostarikës (0:1).
Mirëpo, selektori i Kombëtares helvetike, Ottmar Hitzfeld, shpreson që kosovarin ta ketë në dispozicion për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë të shtunën kundër kampionit të botës, Italisë
“Unë shpresoj që Valoni t’u rikthehet përsëri stërvitjeve. Dhe shpresoj që ai do të luajë të shtënën kundër Italisë”, ka thënë selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, në konferencë për shtyp të mbajtur të premten.
Ish trajneri i gjigantit gjerman Bayern Munchen ka vlerësuar lart ish mesfushorin e klubit italian Lazio, i cili është i gatshëm të luajë në disa pozita.
“Përparësia e madhe e Valonit është që mund të luajë në pozita të ndryshme. Nëse deri të shtunën është i gatshëm për lojë, atëherë ai do të luajë në krah të mesfushës”, ka vazhduar Hitzfeld.
Pjesë e kontingjentit të përfaqësueses helvetike që do të udhëtojnë në Afrikën e Jugut janë edhe dy futbollistë kosovarë. Sulmuesi Albert Bunjaku (Nurnberg) dhe mesfushori Xherdan Shaqiri (Basel).
Treshja Behrami, Shaqiri dhe Bunjaku do të jenë futbollistët e vetëm nga Kosova që do të luajnë në Kampionatin botëror 2010.
Për Bunjakun dhe Shaqirin kjo do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në një botëror, derisa për Behramin kjo është hera e dytë, pasi ai luajti edhe në Botërorin 2006 që u mbajt në Gjermani.