E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Fabiano mendon për Sevillan

Luis Fabiano i ka larguar spekulimet që e dërgonin atë drejt Milanit apo Manchester United. Sulmuesi brazilian e ka pranuar se ka simpati për këto klube, por që mendon vetëm për ekipin e tij aktual, Sevilla. “Thuhet se dëshiroj të shkoj te Milan apo Manchester, por ky është një keqinterpretim. Unë gjithmonë kam shpjeguar se do të ishte një nder të luaj në këto klube, por e them se jam i lumtur të qëndroj te Sevilla”, tha 30 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›