Franc Ashiku përkujtohet me një ekspozitë
U frymëzua nga tradita korçare e pikturës për t‘u krijuar si individualitet artistik. Franc Ashiku, me një rol të konsiderueshëm në zhvillimin e grafikës, rikthehet në kujtesë me një ekspozitë të veprave të tij. Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta, më e mira e krijimtarisë së tij prezantohet në galerinë e artit "Zeta", nën emërtimin "Një titull për një krijimtari".
I lindur më 1925, Franc Ashiku i takon brezit të intelektualëve shqiptarë, të cilët kontribuuan për vendin e tyre, përkatësisht me kohën kur jetuan, mbi ato urgjenca që prodhonte aktualiteti i tyre, me idealizëm dhe përkushtim për ta bërë këtë vend si gjithë të tjerët. Krijimtaria e tij pati një ndikim direkt edhe në të tjera aktivitete që bëheshin në atë kohë, si në panaire, në industrinë e tekstilit apo në ekspozita përvjetorësh, ku tregoheshin arritjet dhe fuqia ekonomike e vendit, por kuptohet që paraqitja e tyre bëhej në eksponatet e improvizuara, që ishin edhe treguesit e kulturës në fushën e dizajnit grafik të asaj kohe.