E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha do konflikt me PS, alibi për dështimet

Edi Rama, në mbledhjen e Grupit të PS

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, duke ripërsëritur akuzën për mbajtje peng të mandatit të një deputeti në mënyrë të qëllimtë e të paligjshme nga ana e maxhorancës, ka deklaruar se Berisha kërkon me cdo kusht konflikt me opozitën për ta përdorur atë si alibinë e radhës për dështimet.

Kur thotë shkoni në gjykatë për mandatin, Berisha rikonfirmohet si shpërdorues i pushtetit duke cenuar edhe sovranitetin e popullit të materializuar në mandatet e kuvendit. Berisha se fsheh dot se e ëndërron një konflikt me opozitën dhe të ketë justifikime se po më bllokon opozita dhe kur ne kërkojmë atë që na takon si në këtë rast me ligj e me zakon, se Berisha ka dështuar në qeverisje, me integrimin, me alibinë e bllokimit dhe tanimë edhe justifikimet i kanë rënë të gjitha si rrobat e mbretit lakuriq- tha Rama, në një reagim nga selia rozë, pas deklaratave të Berishës në mbledhjen e grupit të PD-së.

Sipas Rames, pas dorëheqjes së një deputeti në zbatim të kodit, Bardhit iu dha mandati i deputetit, por ai  vendosi të zgjedhë qëndrimin në detyrën që ka dhe refuzoi me shkrim para Kuvendit marrjen e mandatit të deputetit duke dhënë dorëheqjen nga ai mandat.

“Ishte detyra e Kuvendit të njoftonte KQZ.  Pretendimi i berishës së PS duhet të shkojë në Gjykatë është absurditet se KQZ ka bërë atë që duhet të bënte, duke ia lënë mandatin kandidatit të radhës, KQZ duhet të vazhdojë sipas radhës pas njoftimit që merr nga kuvendi- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›