100-vjetori i drejtësisë shqiptare, Llalla: Prokuroria rol kyç në integrimin në BE
TIRANË- Me rastin e javës së drejtësisë në 100 vjetorin e institucionalizimit të saj, në Prokurorinë e Përgjithsme u zhvillua konferenca me temë, “Prokuroria dhe Sfidat e Integrimit”, ku morën pjesë Prokurorët e Përgjithshëm në dy dekadat e fundit, si edhe kryetari aktual i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.
Kryeprokurori Adriatik Llalla, në fjalën e tij përshëndetëse garantoi se institucioni i Prokurorisë do të vijojë hetimet e saj të paanshme, ndërsa shtoi se, “prokuroria Shqiptare si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë ka qenë dhe do të jetë element kyç në procesin e Integrimit në BE, për këtë arsye e vlerësojmë jetik forcimin e rolit të saj dhe përmbushjen me sukses të sfidave që kemi përballë”.
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në fjalën e tij vlerësoi rolin dhe përgjegjësitë e prokurorëvë në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Ndër të tjera, Zaganjori theksoi se “Prokuroria ka shumë arritje, por sfidat e kohës shtrojnë edhe çështjen e bashkëpunimit sa më efektiv për një drejtësi sa më efektive në respektim të detyrimeve, që kemi për të forcuar demokracinë shqiptare, shtetin e së drejtës dhe liritë e individit”.
Ndërsa shtoi se “aspekti i të drejtave të njeriut në raport me prokurorinë duhet të jetë një binom; qoftë gjatë gjykimit, hetimit, respektimit të afateve në hetime. Këto mbeten detyrë për gjithë prokurorët”, nënvizoi Zaganjori.
Duke folur për Gjykatën e Lartë ai bëri të ditur se një nga problematikat kryesore është dhe numri i lartë i dosjeve që mbeten ende për t’u shqyrtuar."Nga krahu tjetër, ky nuk është problem që ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por numri i lartë i dosjeve ende të pashqyrtuara është problem edhe në një pjesë të mirë të europës”, përfundoi kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Kryetari i Dhomë së Avokatisë, Maks Haxhia në fjalën e tij në 100-vjetorin e Ditës Shqiptare të Drejtësisë theksoi se “duhet një raport i drejtë mes lirisë dhe ligjit. Mungesa e këtij raporti e çon shoqërinë sa drejt diktaturës dhe aq anarshisë”.
Sipas tij, “akuza dhe mbrojtja kanë bashkëjetesë të pandashme dhe kjo është bashkëjetësë historike, ndërsa shkalla e lirisë është instrument matës"." Në çdo rast të favorizimit të njërës në kurriz të tjetrës, çon në shkeljen dhe mohimin e të drejtave të njeriut”, tha Haxhia, i cili sqaroi se favorizimi çon në mohimin e drejtësisë”.
Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij Haxhia theksoi se “në tërësinë e procesit penal nuk duhet të ketë ndjesi të fituesit apo humbësit, nëse palët janë të qeta se kanë respektuar liritë dhe të drejtat themelore. Në këtë pikë do të jemi të gatshëm të arshivojmë edhe ndonjë keqkuptim institucional…”
Pjesë e këtij aktviteti ishte dhe ish-Prokurori Arben Rakipi, i cili në fjalën e tij vuri theksin tek rëndësia e luftës ndaj krimit. Sipas Rakipit çelësi i sukesesit në drejtësi është harmonia mes strukturave të policisë dhe prokurorisë dhe drejtësisë.
“Strukturat e policisë janë pjesë e zinxhirit, të suksesit të prokurorisë dhe nuk mund të kuptohet puna e prokuorit pa to”, ndërsa duke folur për prokurorët ai tha se pagat e njerëzve të drejtësisë vijnë prej taksapaguesve shqiptarë dhe këtu lind një nga përgjegjësitë më të mëdha ndaj tyre.
“Të jesh prokuror publik është përgjëgjësi e madhe ndaj taksapaguesve. Publiku është taksapagues dhe burim pagash edhe për Prokurorin e Përgjthshëm, prandaj gjatë ushtrimit të detyrës duhet zbatur ligji njëtrajtësisht për të gjithë pavarësisht gjendje së tij politike, shoqërore, raciale, pa dallim”, përfundoi Rakipi.
Paraardhësja e Llallës, ish-Prokurorja Ina Rama në fjalën e saj ngriti diskutimin mbi garanticët funksionale të prokurorëve, duke prezantuar dhe historikun e institucionit të prokurorisë në kënvështrimin ligjor.
(m.a/ata/BalkanWeb)