100-vjetori i vjedhjes së Monalizës
Perugia, asokohe 30-vjeçar, e njihte mirë muzeun, sepse ndihmonte në ndërtimin e xhamit mbrojtës për Monalizën. Më 20 gusht 1911, Perugia u fshehë në ambientet e muzeut, ndërkaq në agimin e 21 gushtit ia mësyu Monalizës.
Për vetëm disa sekonda arriti që bashkë kryeveprën të ikte nga muzeu. Pikturën e fshehu afro dy vjet në banesën e tij të vogël në Paris, e pastaj filloi të kontaktonte me shitës veprash artistike në Itali, të cilëve pikturën ua ofronte si simbol të krenarisë kombëtare.
Në dhjetor 1913, një shitës pikturash nga Toscana e ftoi që t’ia sillte pikturën për analizim. Takimi ishte mbajtur në një hotel në Firenze, piktura ishte identifikuar si origjinale, ishte njoftuar policia, dhe Monaliza së shpejti ishte kthyer në Louvre.
Për fatin e tij të mirë, Perugia u gjykua në Itali, dhe pastaj i kaloi vetëm shtatë muaj në burg. Gjatë gjithë kohës pohonte se motivi kryesor për vjedhjen e pikturës ishte patriotizmi i tij, sepse dëshironte që kryeveprën italiane ta kthente në atdhe.
Sido që të jetë, piktura u kthye në muze në vitin 1914.