E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes regjisori Raoul Ruiz

Regjisori franko-kilean Raoul Ruiz, i cili pothuajse ishte i panjohur në SHBA, por ishte i nderuar në skenën ndërkombëtare për adaptimet e tij letrare, vdiq të ënjtën në Paris nga komplikimet e një infeksioni pulmonar. Ai ishte 70 vjeç. Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 08:14

Në një karrierë që përfshin më shumë se 100 filma, disa prej filmave më të njohur të tij ishin "Three Crowns of a Sailor," "Hypothesis of a Stolen Painting," "The Top of the Whale," "Mammane," "Berenice" dhe "Time Regained."

Filmi i gjatë 4 orë e gjysmë i Ruiz, "Mysteries of Lisbon," i bazuar në romanin e shkrimtarit portugez të shekullit 19 Camilo Castelo Branco, ishte lëshuar në New York dhe Los Angeles në fillim të këtij muaji. Filmi i lavdëruar nga kritika u shpërblye me çmimin Louis Delluc Prize për filmin më të mirë francez të vitit.

Ruiz, i cili po luftonte me kancerin e zbuluar dy vite më parë derisa po xhironte filmin, ende i dedikohej punës së tij si regjisor.

Ruiz kishte ikur në Francë në fillim të viteve shtatëdhjetë, duke ikur nga diktatura e Augusto Pinochet, pas debutimit me filmin "Three Sad Tigers," i cili fitoi Leopardin e Artë në Locarno në vitin 1968.

Në vitin 1997, Ruiz u nderua në Berlin me Ariun e Argjendtë për kontributin e tij të shquar artistik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›