Shqipëria, kampione e Europës për Cannabis sativa
Agjencia e Kombeve të Bashkuara publikon raportin për drogën për vitin 2007. Shqipëria dhe Holanda, të parat në Europë për kultivimin dhe trafikimin e hashashit
Shqipëria mbetet kampione e Europës bashkë me Holandën për prodhimin dhe trafikimin e Cannabisit. Ky konstatim thuhet në raportimin e përvitshëm të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për luftën kundër krimit dhe drogën. Në të dhënat e përpunuara për 61 vende të të gjithë globit, që i përkasin vitit 2005, sërish vendi ynë rezulton prodhues në nivele të larta të lëndës narkotike. Po ashtu, vendi i vogël ballkanik vazhdon të mbetet pikë transiti, por edhe trafikimi të drogave të tjera si heroinë, kokainë etj. Shqiptarët kanë arritur të marrin në kontroll disa linja të trafikimit të drogave të kushtueshme.
Cannabis
“Prodhuesit më të mëdhenj në Europë të Cannabisit janë Shqipëria dhe Holanda”, - thuhet në raportin e publikuar së fundi, me titull “Raporti botëror i drogës, 2007”. Sipas specialistëve antitrafik të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, sërish Shqipëria vazhdon të mbetet në “listën e zezë” të vendeve që jo vetëm kultivojnë, por edhe trafikojnë Cannabis të tregjet europiane. Ndërkohë që kanë shënuar reduktim të ndjeshëm të kultivimit të drogës vende të tjera europiane. Në krye të listës vazhdon të mbetet kontinenti amerikan me 46%, i ndjekur nga ai afrikan me 26% dhe pjesa që mbetet në Europë. Sipas këtij raporti, Holanda furnizon 5.4% të tregut ndërkombëtar me Cannabis, Shqipëria renditet pas saj me 4.7%. Ndërkohë, vendi ynë renditet i gjashti në botë si vendi më i madh prodhues i hashashit.
Trafiqet
Grupet kriminale shqiptare kontrollojnë trafikun e kokainës në dy korridore detare në Europë, nga Deti i Zi në Rumani dhe nëpërmjet Adriatikut në Mal të Zi. Ky është një nga konstatimet kryesore të këtij raporti. “Ndërsa 99 për qind e kokainës që vjen nga Amerika Jugore përfundon në vendet e Europës Perëndimore. Nga ana tjetër, është vënë re edhe trafiku i anijeve drejt Europës Lindore dhe vendeve të Ballkanit”.
Rritja e kontrollit të linjave ndërkombëtare të drogës nga shqiptarët është konstatuar edhe nga agjenci të specializuara të vendeve Perëndimore. Më konkretisht, Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e përvitshëm për trafiqet thekson shqetësimin në rritje nga përmasat dhe shtrirjen që kanë grupet e organizuara kriminale shqiptare. Të njëjtën gjë përmend edhe raporti i Europolit.
27 Mars 2008