E Shtunë, 31 Tetor 2026

100,000 letra drejtuar Babagjyshit, në postë

Ndërsa Krishtlindjet po afrohen zyrtarët e Shërbimit Postar të Shteteve të Bashkuara në Alaskë thonë se kanë marrë mëse 100,000 letra drejtuar Babagjyshit. Ky shërbim postar në Polin e Veriut është zyra kryesore ku Babagjyshi i Krishtlindjeve merr letrat drejtuar atij, bëjnë të ditur zyrtarët. Tradita e shërbimit postar në lidhje me marrjen e letrave drejtuar Babagjyshit të Krishtlindjeve ka nisur në vitin 1912 kur drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Postar, Gjenerali Frank Hitchcock, iu dha të drejtë drejtuesve të zyrave të postës t’iu përgjigjeshin letrave të individëve ose organizatave për qëllime filantropike. Një punonjës i shërbimit postar tha se kjo traditë ishte përcjellë brez pas brezi ndër vite. "Sigurisht në këtë periudhë të vitit kjo traditë arrin pikun. Ne i marrim këto letra gjatë gjithë vitit e më pas zgjedhim një ditë për t’iu përgjigjur secilës prej tyre" tha ai. (e.n/S.Topi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›