E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, miratohet qeveria, sfidë ekonomia

BUKURESHT- Parlamenti i Rumanisë miratoi sot përbërjen e qeverisë së re të këtij vendi. Në postin e kryeministrit përsëri u zgjodh, Emil Boc, i kandiduar nga presidenti Trajan Basesku. Disa nga 15 ministrat e miratuar edhe më parë ishin në qeveri. Njëri nga prioritetet e qeverisë Bok është krijimi i buxhetit për vitin 2010, që parasheh lirimin e afro 1.5 miliardë eurove kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Duke folur përpara parlamentit, kryeministri Boc i kërkoi deputetëve që ta mbështesnin me qëllim për të realizuar ato qe ishin të nevojshme për Rumaninë. Analistët deklarojnë se qeveria e re përballet me një prej sfidave më të mëdha në historinë postkomuniste të vendit anëtar të ri të Bashkimit Evropian, ku kryeministri Emil Boc do të ketë përgjegjësi për përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe përgatitjes së anëtarësimit në zonën euro. Analistët deklarojnë se mazhoranca e mjaftueshme e Boc do të zgjidhë krizën politike brenda një periudhe afat shkurtër, por mund të përballet me paqëndrueshmëri afatgjatë ndërkohë që pas disa muajsh tensionesh partitë rivale nuk duket se kanë kapërcyer mospërputhjet e tyre me qëllim bashkimin për reformat e nevojshme që do të luftojnë recesionin. Ata shprehen se miratimi i parlamentit për kabinetin e Boc ishte një zhvillim i mirë për tregjet dhe mund të sigurojë mbështetje afatshkurtër për monedhën vendase.(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›