E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja çame, debate të ashpra mes Idrizit e Dules në kuvend

TIRANE- Është shoqëruar me replika të ashpra seanca e sotme e Kuvendit mes kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe deputetëve të PDU, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Kreu i PBDNJ ka akuzuar deputetët e PDU-së se kërkojnë të fitojnë vota mbi cështjen came, të cilësuar prej tij cështje fantazmë. “Disa politikanë kanë sot e kësaj dite kurajon të protestojnë përpara selisë së BE-së me sloganin të mos integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian. Nëse nuk është e vërtetë le të përgënjeshtrojnë, le të pranojnë gabimin e bërë , le ti kërkojnë ndjesë popullit shqiptar dhe cdo gjë është në rregull, kjo është demokracia. E kuptoj ankthin e zotërinjve se kanë një parti të re e cila nuk mund të mbledhë vota duke shpallur armik Vangjel Dulen e PBDNJ-në” theksoi Dule. Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetëve që përfaqësojnë interesat e camëve. Deputeti Shpëtim Idrizi shpjegoi se protesta e PDU ishte organizuar në ditën ndërkombëtare kundër gjenocidit. “Ne këtë protestë e kemi bërë me rastin e ditës ndërkombëtare të genocidit dhe dënimit të krimeve kundër njerëzimit . Keni thënë që cështja came është një cështje fantazmë. Është e vërtetë që për 50 vjet qarqe të caktuara janë munduar që këtë cështje ta fshehin dhe ta mbulojnë. Zoti Dule po të them që unë e kam ndërruar fanellën por e di cfarë fanelle kam veshur, kam veshur fanellën e shtëpisë sime, famljes sime komunitetit tim, kam veshur fanellën e shqiptareve kurse ti mos vesh fanellën e renegadev” u shpreh Idrizi. Pas kreut të PDU ka kërkuar të reagojë kundër Dules dhe deputeti tjetër Dashamir Tahiri i cili është ngitur i revoltuar nga karrigia e tij. Kryetarja e kuvendit ka ndërprerë për pak sekonda seancën duke parandaluar një incident të mundshëm. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›