E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës shpall “10 Personalitetet e Vitit 2009”

TIRANE- Bashkia e Tiranës shpalli sot “10 Personalitetet e Vitit 2009”, të përzgjedhur pas votimit nga vetë qytetarët e kryeqytetit. Ky eveniment organizohet për të tretin vit radhazi dhe synon të kthehet në një traditë për më të nderuarit e kryeqytetit. 10 personalitetet e 2009 për Tiranën janë, Vangjeli Mele, mësuese dhe Drejtore e shkollës pedagogjike për rreth 20 vjet, Fatos Baxhaku, gazetar i njohur dhe realizues dokumentaresh, Drita Babameta Drejtore e shoqatës së grave rurale në Shqiperi, Profesor doktor Hamit Borici, themeluesi i katedrës së parë të gazetarisë dhe autor i shumë librave mësimore, Tirana Bank institucioni bankar që ka dhuruar numrin më të madh të pemëve, profesor Aleko Minga profesor i shkencave matematikore, Ilir Kërni balerin i njohur. Bledar Nallbani futbollist i mirënjohur, Kujtim Likzelia përfaqësues i shoqatës “Për një të ardhme të romëve” dhe Jonida Ndreu nxënëse e shkëlqyer. Mbrëmja gala u organizua në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe dhjetë personalitetet më të votuar nga publiku u përzgjodhën nga juria e bashkisë. Ndërsa lancoi dhjetë persona kryebashkiaku Rama tha se keta, “Janë njerëz nga më të shquarit, deri tek më të panjohurit por që secili në një mënyrë apo tjetër përbën një shembull për komunitetin. Ne jemi shumë të privilegjuar që na jepet mundësia, që në një ceremoni shumë modeste si kjo, të mund të shpallim vlerësimin që është bërë, bazuar në propozimet që vijnë nga qytetarët apo nga organizata apo grupe të ndryshme dhe që trajtohen nga një juri e Bashkisë së Tiranës, duke marrë parasysh atë kriter të thjeshtë që thashë, jo famën por vlerën dhe shembullin.”(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›