E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 këshillat për të trajtuar kallot e këmbëve

Kripa eviton fryrjet, ndërsa rozmarina largon lodhjen dhe dhimbjen. Banjat aromatike të trupit, si duhet t’i përgatisni

Fryrja e duarve dhe e këmbëve shumë shpesh vjen nga një funksion i keq i qarkullimit, që bën që lëngjet të mbeten te lëkura. Mund të flitet vetëm për një problem të përkohshëm që mund të ndodhë nga e nxehtësia e madhe, sepse rrimë të ulur shumë, ose sepse hamë me një dietë shumë të pasur me kripë. Fryrja e këmbëve ose e duarve varet kryesisht nga mungesa e ekuilibrit mes sistemit qarkullues: ai i gjakut nëpërmjet venave dhe arterieve dhe atij limfatik, që çon në gjak limfën, domethënë lëngun që vjen nga kapilarët ematikë. Në fakt, një sasi e caktuar gjaku del nga kapilarët dhe formon një lëng që i çon ushqim qelizave të lëkurës. Një pjesë e këtij lëngu thithet
nga kapilarët limfatikë, dhe pjesa tjetër që mbetet qëndron mes kapilarëve limfatikë dhe atyre ematikë. Në rast mosekuilibri mes dy sistemeve qarkulluese, lëngu akumulohet duke krijuar fryrje.
Këmbë më të bukura
Këmbët janë shpesh të lëna pas dore. Kur zgjedhim një palë këpucë, në përgjithësi i zgjedhim për bukurinë dhe linjën e tyre elegante, duke harruar që këpuca mund të jetë shkak i shumë problemeve. Këmbëve ne i kushtojmë shumë pak kohë dhe vëmendje, duke harruar faktin që këmbët jo vetëm që janë një pjesë e rëndësishme e trupit. Kjo jo vetëm se japin shumë finesë te njeriu, por japin dhe shumë qetësi. Këmbët ndahen në katër tipa kryesorë. Keni këmbë greke nëse gishti i madh është më i shkurtër se gishti i dytë. Këmbë egjiptiane nëse gishti i madh është më i gjatë se gishti i dytë. Këmbë kuadrate kur shputa ka një profil katërkëndëshi. Këmbë me shputë të gjatë, që ka një linjë të ngushtë, të hollë dhe të stërgjatë. Për të larguar djersën dhe erën e pakëndshme të këmbëve ju duhet t’i lani ato me sherbelë ose gjethe arre, plepi etj. Këmbët duhen larë në ujë të vakët, ku më parë është zier gjethja e arrës apo e plepit. Më pas bëhet masazh me alkool, në të cilin është shtuar pak kamfor dhe jod. Lëkura e këmbëve kur të thahet duhet të lyhet me talk apo pudër.
Thonjtë
Duhet t’i prisni drejt, me ndihmën e një prerëse thonjsh, ose të gërshërëve të përshtatshme
Duhet të keni kujdes mos i prisni në mënyrë ovale, ashtu si thonjtë e duarve: do të jetë e rrezikshme sepse thoi mund të rritet duke u bërë gjak në cepa
Nëse keni thonj të ngjitur me mishin, duhet t’i drejtoheni patjetër një pedologu, që është specialist i këmbëve, që do të dijë t’ju mjekojë pa probleme dhe do t’ju heqë shqetësimin

Trajtimi i kallove të këmbëve
Për të hequr lëkurën e fortë të këmbëve, që për femrat është diçka shumë bezdisëse, sepse ju prish imazhin dhe çorapet e holla duhet të ndiqni këto këshilla:

Në fillim vendosini këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, duke shtuar një dorë me niseshte orizi

Pas 10 minutash duhet të procedoni me prerjen e thonjve, duke pasur kujdes mos t’i prisni shumë se mos ju del gjak

Përdorni gurin smeril për të hequr kallot që mund t’ju formohen në shputën e këmbës

Fërkoni pjesën e interesuar me gurin smeril, duke pasur shumë kujdes aty ku lëkura është e dobët. Në ato pika duhet të lagni gurin

Për të eliminuar kallot e vogla përdorni disa kremra për këmbën

Pas kremrave të posaçme për këmbët mund të përdorni dhe ndonjë krem hidratant

Më pas vendosni zmaltin mbrojtës dhe në fund vendosni manikyrin me ngjyrë

Zgjidhni në ujin e ngrohtë ndonjë pikë vaji qetësues, ose freskues që faktikisht mund të gjenden vetëm në farmacitë që tregtojnë bimët dhe esencat natyrale

Mund të përdorni vaj lavande, rozmarine, ose mund të vini dhe këto bimë të futura në një garzë dhe zhytini këmbët për 5-10 minuta

Vajrat esenciale ose bimët kurative kanë efekt kundër djersitjes së tepërme

Rozmarina ndihmon këmbët e lodhura dhe që dhembin, ndërsa kripa e kuzhinës përdoret për të evituar fryrjet e këmbëve

Banjat aromatike për trupin
Zgjidhni erëzat që ju pëlqejnë më shumë (mente, borzilok, jasemin, lavando, vanilje etj.). Më pas lërini këto të fundit të zhytura në një tas të madh me ujë të nxehtë për rreth 15 minuta. Kullojeni ujin e tasit dhe më pas derdheni në ujin e vaskës dhe shijoni aromat tuaja të preferuara për rreth 20 minuta. Ose mund t’i fusni erëzat tuaja në qeska të vogla prej pëlhure të hollë dhe t’i hidhni direkt në ujin e vaskës.
Banja me kamomil
Mund të veprohet si më sipër, duke e zhytur kamomilin në ujë të nxehtë në një tas e më pas të kullohet dhe pastaj vetëm shijohet. Është qetësues mjaft i mirë. Preferohet të përdoret për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Gjithashtu ndihmon gjumin.
Banja me livandë
Livanda ka parfum të freskët dhe shquhet si stimuluese dhe tonike për trupin. Gjithashtu ajo ka aftësi qetësuese në raste dhimbjeje apo stresi.
Banja me mente
Bimë shumë aromatike që është stimuluese për mendjen dhe qetësuese për trupin nga stresi i ditës. Mund të përzihet me rozmarinë për banjat aromatike forcuese. I përshtatet me tepër lëkurave të thata.
Banja me rozmarinë
Stimuluese dhe tonike për trupin. Preferohet në raste lodhjeje dhe stresi fizik. Zakonisht këto lloj banjash preferohen të bëhen në mëngjes. Duke u përzierë me ekualipsin, banja me rozmarinë kthehet në maskën ideale për lëkurat e yndyrshme.
Banja me qumësht
Pasi të keni mbushur vaskën me ujë, derdhni aty 1 kg qumësht. Pse jo, kush dëshiron mund të shtojë dhe disa lugë mjaltë për më tepër aromë dhe butësi.
Banja me kripë
Derdhni 500 gr kripë në ujin e vaskës. Shkrini dy lugë mjaltë në një gotë qumësht të ngrohtë dhe derdheni brenda në vaskë. Qetësohuni për rreth 20 min në vaskë duke shijuar çlodhjen dhe ëmbëlsinë e këtij momenti.
Banja me niseshte
Derdhni 200 gr niseshte në ujin e vaskës. Përzieni mirë dhe qetësohuni aty për rreth 20 min. Uji me niseshte në këtë rast, do të shkëpusë qelizat e vdekura nga lëkura juaj, duke e pastruar atë dhe nga ndonjë njollë e mundshme.

Të rejat nga shkenca. Seancat e jogës ndihmojnë për parandalimin e akumulimit të kileve të tepërta

Praktikimi në mënyrë të rregullt i jogës ndihmon për të hequr apo dhe parandaluar kilet e tepërta. Një studimi i kryer nga “Fred Hutchinson Cancer Research Center”, në Siatëll, ka arritur që për herë të parë të shihen efektet e jogës në linjat e trupit. Në studim janë përfshirë rreth 15 500 burra dhe gra, të cilëve u është kërkuar të përpilojnë një pyetësor, ku të përshkruanin aktivitetin e tyre fizik dhe luhatjet e peshës nga mosha 45 deri në 55 vjeç. Për pjesën më të madhe të tyre pesha shtohej gjysmë kile çdo vit. Por për të pasionuarit pas jogës, që praktikoheshin për gati 30 minuta një herë në javë për më tepër se 4 vjet, në fund të studimit, që zgjati për gati 10 vjet, peshonin të paktën 1 kg e gjysmë më pak se të tjerët. Efekti ka qenë më i madh te personat mbi peshë. Ata që merreshin me joga kishin humbur rreth 2,5 kg, ndërsa të tjerët kanë vazhduar të shëndosheshin me kalimin e viteve, duke shtuar mesatarisht rreth 7 kg. Alan Kristal, koordinator i studimit, shpjegon se kjo fuqi “djegëse-yndyrash” varet nga aftësia e jogës për t’i bërë të ndërgjegjshëm këta persona për peshën e tyre dhe të tregohen më të kujdesshëm për veten.

Përgatiti: Jonida Tashi

1 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›