E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i barnave të rimbursueshme, miratohen 25 barna në forma dozash

Komisioni merr parasysh propozimin e ISKSH-së për dy lista. Në propozim përfshihen edhe barnat që do të hiqen nga skema

Emanuela Sako
Lista e barnave të rimbursueshme për 2008-n duket se po merr formën e saj përfundimtare. Komisioni për hartimin dhe rishikimin e listës së rimbursimit, që u mblodh dje në Ministrinë e Shëndetësisë, vendosi që në listën e barnave të rimbursueshme të shtohen 20 alternativa barnash në formë dozash, si dhe të bëhet zëvendësimi i 5 barnave ekzistuese në listën aktuale. Zëvendësimi i tyre të bëhet me të njëjtat barna, por që kanë një përshtatje të formë-dozës me të cilën ato janë regjistruar dhe qarkullojnë në Shqipëri. Njëkohësisht ky komision vendosi që të hiqen nga lista 11 barna, të cilat nuk janë në qarkullim në vendin tonë ose janë deklaruar nga vetë fabrikuesit e tyre që nuk do të prodhohen më në atë formë. Specialistët theksojnë se për ato sëmundje, të cilat trajtoheshin më parë me këto barna, ekzistojnë në listën aktuale alternative të njëjta për trajtimin e tyre. Kështu, komisioni ka marrë parasysh propozimin e ISKSH-së për të pasur dy lista me barna alternative, një listë të plotë të barnave të rimbursueshme dhe listën me bashkëpagesë me pacientin.
Listat
Gjatë diskutimeve të komisionit, ministri i Shëndetësisë mbështeti propozimin e ISKSH-së për listën alternative të barnave, ku janë vendosur barnat sipas prioriteteve dhe lista është propozuar të jetë me bashkëpagesë. Ai u shpreh se ka një problem fondesh për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, megjithatë do të diskutohet si variant në qeveri. Të gjithë anëtarët e komisionit ishin pro kësaj liste, e cila përmban barna mjaft të shtrenjta dhe mjaft të rëndësishme. Barnat janë vendosur sipas prioriteteve, duke nisur nga fëmijët hemofilikë, të sëmurët me kancer etj. Ndërsa në listën aktuale të barnave të rimbursueshme u bënë disa përmirësime në formë-doza, për të cilat ISKSH-ja u shpreh në favor pasi arrin të mbuloje koston financiare.
Lidhur me kombinimin Valsartan+Amlodipin (të dyja këto barna për sëmundjet e zemrës, ekzistojnë në listë, por kombinimi i tyre ka një kosto prej 25 milionë lekësh të rinj më shumë), ISKSH-ja u shpreh se është i pamundur përballimi financiar.
Debati
Lidhur me këtë kombinim, shefi i Katedrës së Kardiologjisë, prof. dr. Spiro Qirko, anëtar i komisionit, u shpreh se nuk e shikon të drejtë mënyrën e përzgjedhjes. “Ju lutem, më sqaroni se mbi ç’bazë është përzgjedhur ky kombinim? A ka një studim për rezultatet? Ju garantoj se unë jam shef i katedrës dhe nuk di gjë për këtë propozim. Nuk duhet të futen barnat në këtë formë në listë, por ato të dalin nga forumet universitare si propozime”, - theksoi Qirko. Ndryshimi i formë-dozave nuk u miratua për kombinimin e mësipërm si dhe për barin Risperidon, i cili është propozuar të futet në formën lëng, ndërkohë që ekziston në formën tabletë në listë. Ky ndryshim për këtë bar që përdoret për të sëmurët mendorë kushton 50 milionë lekë vetëm për 100 pacientë. Ndërkohë që janë 2100 pacientë të tillë. Pra, është një sëmundje që trajtohet në listë me disa barna, ndërkohë që një ndryshim i tillë ka një kosto të papërballueshme. Kjo gjë u shpreh në mbledhje nga përfaqësuesit e ISKSH-së, të cilët saktësuan se jo vetëm që buxheti është i kufizuar, por nuk janë ndjekur as prioritetet për barnat. Me këtë shumë parash do të ishte më e udhës të trajtoheshin sëmundje që për fat të keq janë të patrajtuara në listë, duke pasur prioritet fëmijët. Ministri i Shëndetësisë u shpreh në mbledhje se do të ridiskutohet kjo pjesë për shkak të kostos së lartë, pasi ISKSH-ja u shpreh se është i pamundur përballimi. Brenda pak ditësh mblidhet Këshilli Administrativ i ISKSH-së për të vendosur për listën e re të barnave dhe mundësinë e përballimit të saj financiarisht.

Tabela I

Zëvendësim i barnave të rimbursueshme të listës 2007 me formë-dozë të tjera të të njëjtit princip aktiv dhe me principe aktive alternative

FORMA EKZISTUESE FORMA E PROPOZUAR
Kod Bari Kodi ATC Emërtimi xhenerik Forma Kodi ATC Emërtimi xhenerik i barit zëvendësues Forma
94/106 D06BA01 Sulfadiazinum argenticum 1% - 50 g Tub. D06BA01 Sulfadiazinum argenticum
1% - 40 g tub.
96/79 D07AC01 Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g – 20 g Tub. D07AC01 Betamethasonum Dipropionatum 0.05% - 20 g tub.
114/118 G03HB01 Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum
(4 + 1)mg tabl. G03CA53 Estradiol + Drospironone (1+2)mg tabl.
424/7 H02AB09 Hydrocortisonum
100 mg – 5 ml fl. H02AB04 Methylprednisolone 125 mg amp.
427/19 R03BB01 Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl. R03BB01 Ipratropium Bromide * 300 doza inh – 10 ml dhe 15 ml fl.

Tab. II

Barnat alternative te formëdozave të listës ekzistuese të cilat propozohen të përfshihen në LBR 2008

Nr. Kodi ATC Principi aktiv Forme/doza Shpjegime
1. A07EC02 Mesalazina 500 mg tab 500 mg Alternative e tabletes 250 mg ne liste
2. C01BC03 Propafenone Hydrochloride 300 mg tab 300 mg Alternative e tabletes 150 mg ne liste
3. C01DA14 Isosorbide-5- mononitrate 20 mg tab 20 mg Alternative e tabletes 40 mg ne liste
4. H02AB02 Dexamet.Sodium Phosphate 0.2%-10 ml pika orale 0.2%-10 ml Është në listë në formën e tabletës 0.5 mg
5. L02BB01 Flutamide 250 mg tab 250 mg Ish bar i listes
6. L04AA06 Mycophenolic Acid 360 mg film coated tab 360 mg Alternative e tabletes 250 mg ne liste
7. L04AA06 Mycophenolic Acid 180 mg tab 180 mg Alternative e tabletes 250 mg ne liste
8. N03AG01 Natrium valproicum 50 mg/ml- 100ml sol oral 50 mg/ml- 100 ml Alternative e tabletes 150, 300, 500 mg ne liste
9. N03AG01 Magnesium dipropilacetate 10%-100 ml sol oral 10%-100 ml Alternative e tabletes 150, 300, 500 mg ne liste
10. R03AC13 Formoterol Fumarato solution for inhalation x 12 mcg flakon 12 mcg-100 inh Alternative e capsules per inhalacion
11. N03AB02 Phenitoine 100 mg tab 100 mg Ky bar ka qenë në LBR 2005 dhe është hequr në vitin 2006 si bar i paregjistruar

12. N05AX08 Risperidone 25 mg Poëder for susp. for inj. x 25 mg, Box x 1 vial x 2 ml diluent in pre- filled syringe Alternativa te tab 1, 2, mg dhe sol. oral
Parashikohet te perdoret nga 100 pacient
13. N05AX08 Risperidone 37.5 mg Poëder for susp. for inj. x 37.5 mg, Box x 1 vial x 2 ml diluent in pre- filled syringe Alternativa te tab 1, 2, mg dhe sol. oral Parashikohet te perdoret nga 100 pacient

14. N05AX08 Risperidone 50 mg Poëder for susp. for inj. x 50 mg, Box x 1 vial x 2 ml diluent in pre- filled syringe Alternativa te tab 1, 2, mg dhe sol. oral
Parashikohet te perdoret nga 100 pacient
15. L03AB07 Interferon beta – 1a 22 mcg (6MIU) pre-filled syringe, Sol for inj. 22 mcg (6MIU) Alternative e interferonit beta 1b
16. L03AB07 Interferon beta – 1a 44 mcg (12MIU) pre-filled syringe, Sol for inj. 44 mcg (12MIU) Alternative e interferonit beta 1b
17 L02BG03 Anastrazole 1mg Tab 1mg Alternative e letrazolit
18 C01DA02 Glyceryl trinitrate 0.4mg/sp-200 doza Alternative e tabletes
19 C09DB01 Valsartan + Amlodipine 160/5 mg Tab. 160/5 Kombinim te alternativs
20 C09DB01 Valsartan + Amlodipine 160/5 mg Tab. 80/5 Kombinim te alternativs

Tabela III

Alternativa barnash të listës, të cilat nuk tregtohen më në Shqipëri, propozohen të hiqen nga lista

Nr. KodBari KodiATC EmertimiKimik Forma Shenime
1 12/59 A05AA02 Acidum ursodeoxycholicum 300 mg caps. Ne listen e rimbursimit ka edhe dy forme-doza te tjera te ketij bari perkatesisht 250 mg dhe 300 mg qe jane edhe dozat me perdorim klinik me te larte.
2 22/93 A10AD01 Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane 100 Nj.N/ ml - 3 ml 10/90 pen Ne listen e rimbursimit ndodhen dozime te tjera dhe per kete bar gjate vitit 2007 nuk ka patur konsum.
3 23/93 A10AD01 Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane 100 Nj.N/ ml - 3 ml 20/80 pen Ne listen e rimbursimit ndodhen dozime te tjera dhe per kete bar gjate vitit 2007 nuk ka patur konsum.
6 383/16 C10AB02 Bezafibrate 200 mg drazhe
7 93/106 D06AX05 Neomycini Sulfas + Bacitracinum (0.5gr+50000Nj.N)%-30gr tub.
8 106/79 G02AB01 Methylergometrinum maleas 0.025%-15ml fl.
9 398/122 G03BA03 Testosterone propionate 50mg/ml-1 ml amp.
10 127/50 H02AB Mazipredonium Chloratum 30mg - 1ml amp.
11 172/200 J01DA08 Cefaclor Hydrochloride 250 mg caps.

1 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›