E Hënë, 2 Nëntor 2026

11 konkurentët e PS paraqesin strategjitë

15/05/2005  I organizuar si një dialog mes qytetarëve dhe kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim kjo forcë politike ka shpërndarë mesazhin e saj elektoral gjatë mitingut të djeshëm në sheshin "Skënderbej“. 11 kandidatët e LSI-së për kryeqytetin u kanë kërkuar qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që më 3 korrik të votojnë vetëm për integrimin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ëndrra për ta bërë Shqipërinë si Evropa e qytetëruar për kandidatin për deputet Sokol Nako kalon vetëm nga LSI-ja. Në mesazhin e tij, Edmon Panariti e ka cilësuar forcën që ai përfaqëson në këto zgjedhje si misionare të integrimit të Shqipërisë në BE. Kurse për Monika Kryemadhin, Shqipëria, duke votuar për LSI-në, ka votuar për çdo nënë, për çdo motër, për familjen e madhe shqiptare, që synon të jetë pjesë e Evropës. Premtimi nga kampioni në mundje Viron Bezhani ka qenë se "do të jem një kampion për LSI-në“. Edmond Haxhinastro i jep mesazhin gjithë shqiptarëve se LSI-ja është partia e realizimeve dhe jo e premtimeve“. Mitingu, i cili ishte i organizuar dhe në formën e zyrës elektorale, ku në periferinë e sheshit „Skënderbej“ ishin vendosur 12 tenda, të cilat përfaqësonin kandidatët e LSI-së për kryeqytetin. Organizimi i këtij mitingu mësohet të ketë marrë dhe konsulencën e kompanisë „Vatra“, nga Kosova, e cila ka si konsulent Baton Haxhiun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›