E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI ra në gjirin e Sali Berishës

15/05/2005  Nano prezanton Rajmonda Stefën si kandidate në Libofsh

Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka prezantuar në rrethin e Fierit kandidaten për deputete Rajmonda Stefa, e cila synon të fitojë zonën, e cila aktualisht përfaqësohet nga deputeti i LSI-së, Dritan Prifti. Në Libofshë, Nano është justifikuar për mungesën e investimeve në këtë zonë për shkakun e vetëm se deputeti kësaj zone nuk përfaqëson me PS-në. Ai tha se “në vitin 2007, ju do të keni energji elektrike pa ndërprerje, ndërsa në viti 2009, ujë me bollëk 24 orë. Ju mund të kishit edhe më shumë, nëse ata që ju kanë përfaqësuar do të kishin punuar më mirë dhe jo të binte në gjirin e Sali Berishës”. Duke shprehur bindjen në një fitore për kandidaten e PS-së në zonën elektorale numër 72, Nano tha se “ne nuk mund t'ju gjenim kandidaturë më të mirë se atë të Rajmonda Stefës. Libofsha është në ballë të fitoreve historike të PS .Unë kam ardhur t'ju ftoj sërish që të vazhdoni këtë rrugë, rrugën drejt së ardhmes”. Gjithashtu, kreu i PS-së ka prezantuar kryetarin aktual të Fierit, kandidatin e PS-së, Myzaljen Hoxha.

Irena Mërtiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›