E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dule akuzon kandidatin e PS në Gjirokastër

15/05/2005  Kryetari i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, ka thelluar akoma më shumë hendekun mes partisë së tij dhe Partisë Socialiste. Gjatë prezantimit të kandidatit të tij në zonën elektorale numër 92, në rrethin e Gjirokastrës, Dule ka akuzuar deputetin aktual të PS-së në këtë zonë, Vangjel Tavo, si të korruptuar. Duke bërë një krahasim mes Tavos dhe kandidatit të PBDNJ-së, Spiro Ksera, ai tha: „Zoti Ksera ka ngritur një kompani private, e cila nuk ka dhe nuk ka pasur lidhje me Buxhetin e Shtetit, nuk ka qenë një aktivitet, i cili është mbajtur nga tenderat shtetërorë. Nga ana tjetër kemi shëmbullin ekstremisht të kundërt. Kemi një aktivitet, i cili mbështetet nga ulja dhe ngritja e barrës së pikës doganore të Kakavijës“. Ndonëse aktualisht PBDNJ-ja ndodhet në koalicion qeverisës, Dule nuk ka ngurruar të lëshojë ditët e fundit dhe deklarata kundër disa ministrave të kabinetit Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›