Berisha prezanton kandidatët në Durrës
15/05/2005 "Xhaferrin duhet ta mbështesni sikur të ishte Berisha"
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar dje kandidatët për deputet në Durrës, ku ka kërkuar mbështetjen e elektoratit. Sipas Berishës, me rotacionin e pushtetit do të vijë një erë e re për Shqipërinë, pasi qeveria e ardhshme do të luftojë monopolet dhe do të synojë hapjen e tregut. Berisha ka prezantuar dje strategjinë e PD-së për zhvillimin e bregdetit dhe të ekonomisë në Shqipëri. Gjithashtu ka kërkuar mbështetjen për dy emrat më të rinj, që kanë ardhur në Durrës si kandidatë të PD-së. Sipas Berishës, Sami Gjergji është personifikim i biznesit të pastër, "ndërsa kundërshtarët e tij janë përfaqësues të klanit të Zemunit, që po e shkatërron biznesin. Duke sjellë OMGJ, kanë falimentuar dhe po kalbin prodhimin e fermerëve shqiptarë". Nga ana tjetër, ai ka kërkuar mbështetje më të fortë për reformatorin Ferdinant Xhaferrin, i cili në Durrës do të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike. "Xhaferrin duhet ta mbështesni sikur të ishte Sali Berisha", tha kryetari i PD-së. Ndërsa familja dhe puna janë cilësuar pikat kyçe të PD-së. Berisha ka akuzuar kandidatët e LZHK-së si, mbështetës të Nanos, duke thënë se deputetët aktualë të kësaj force kanë votuar gjithnjë pro Nanos. Dy ditë më parë, Berisha ëshë takuar në Vjenë me komisioneren e politikave të jashtme të Komisionit Evropian, Benita Ferrero Valdnel. Berisha u garantoi zyrtarëve të Bashkimit Evropian, se PD po bën çdo përpjekje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe do të njohë çdo rezultat, nëse procesi vlerësohet si i tillë nga komuniteti ndërkombëtar. Problemi kryesor, sipas Berishës, është kandidimi nga ana e socialistëve, njerëzve me burime të dyshimta financiare, që vijnë nga trafiqe të paligjshme të lidhur me qeveritarët. Komisioneria evropiane për politikat e jashtme, theksoi se zgjedhjet në Shqipëri janë vendimtare për firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe integrimin e vendit në Evropë.