E Hënë, 2 Nëntor 2026

25 parti kërkojnë regjistrimin në KQZ

15/05/2005  25 parti parlamentare kanë paraqiur kërkesën për regjistrimin e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Sipas listës së publikuar zyrtarisht nga KQZ, prej partive parlamentare, kanë paraqitur listat e deputetëve, PS, PSD, LSI, PAD, PDK, PDS, PLDNJ, PDR, PLL dhe PBK. Veç tyre, lista përbëhet nga parti, që deri më tani nuk kanë arritur të kenë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar. Ndërsa është bërë e ditur se lista pritet të shtohet dhe më 40 parti të tjera. Sipas të dhënave paraprake në Gjykatën e Shqipërisë janë regjistruar 90 parti, që konkurrojnë për të fituar përfaqësues të tyre në pushtetin qendror apo atë lokal. Sipas Kodit Zgjedhor, brenda tri ditëve nga regjistrimi i kandidatëve, KQZ do të shpërndajë fondin e Buxhetit të Shtetit për të përballuar fushatën elektorale. Edhe dje mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zhvilluar me tone të ndezura mes anëtarëve. Kjo pasi rregullorja interpretohej në mënyra të ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›