E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjergji Koja: Incidenti me Braçen në Berat nisi nga anëtarët e LSI

15/05/2005  Socialistët paraqesin analizën një javore të fushatës

Partia Socialiste ka kritikuar situatën elektorale, e cila po precipiton çdo ditë e më shumë në debate të ashpra mes kandidatëve rivalë në zona të ndryshme të vendit. Zëdhënësi politik, Gjergji Koja, ka shprehur vendosmërinë e PS-së për të zbatuar Kodin Elektoral, duke ftuar të gjitha partitë politikë që të tregojnë të njëjtin vullnet politik. Kjo për arsyen e vetme që të zhvillohen zgjedhje sipas standardeve. Koja ka komentur dhe incidentet e ndodhur mes kandidatëve të PS dhe LSI në zonën e Beratit. Sipas tij, "incidenti që ndodhi me kandidatin e PS-së, zotin Braçe në Berat, i provokuar nga disa simpatizantë të LSI-së, tregon qartë sesa hipokrite ishte firmosja e kodit të sjelljes nga disa parti të tjera në takimin me Presidentin dhe do të doja të thoja që PS-ja i ka bërë thirrje dhe i bënë thirrje përsëri të gjitha partive të tjera që, ashtu siç e firmosën në Presidencë Kodin e Sjelljes, ato duhet ta zbatojnë atë, sepse në të kundërt gjithçka kthehet në hipokrizi, siç tregoj dhe ngjarja e Beratit“. Ndërsa fillimin e ndërtimit të apartamenteve me kosto të ulët, apo me qira të ulët për familjet e varfëra dhe familjet e reja, me buxhet të qeverisë dhe të pushtetit vendor, sipas Kojës, dëshmon qartë se PS-ja është e vendosur, e qartë dhe konkrete për zbartimin e platformës së saj për zgjidhjen përfundimtare të problemit të strehimit, i cili do të vazhdojë në platformën elektorale të kësaj partie për katër vitet në vazhdim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›