E Diel, 1 Nëntor 2026

11 vjetori i M.O-së, ceremoni zyrtare në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë do të organizojë ceremoni zyrtare me rastin e shënimit të 11 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Me rastin e 11 vjetorit të nënshkrimit të MO-së zëvendëskryeministri Xhaferri më 13 gusht organizon pritje solemne e cila tradicionalisht organizohet nën patronazhin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht Qeverinë e Maqedonisë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sipas tij, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të kreut shtetëror, kori diplomatik, partitë politike si dhe personalitete tjera.

“Ky dokument paqësor mbetet prioritet i Qeverisë së RM-së. Marrëveshja Kornizë e Ohrit zbatohet në përputhje me dinamikën e paraparë zbatimi i të gjitha obligimeve deri më tani është përfshirë në një raport i cili i është dërguar edhe Komisionit Evropian dhe është obligim që vendi ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi zëdhënësi Hoxha.

Deri tani nuk dihet se në këtë ceremoni a do të marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili për 11 vite më radhë ka bojkotuar dhe nuk ka qenë i pranishëm në ceremonitë festive të kësaj marrëveshje që parandaloi konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›