E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie autobuzi në humnerë, 41 indianë humbin jetën

Lajmi është njoftuar nga autoritetet lokale të zonës Himakal Pradesh, aty ku ndodhi aksidenti, dhe ku numri i viktimave dhe i të plagosurve rrezikon të rritet.

"Për momentin, kemi një bilanc prej të paktën 41 të vdekur dhe 17 të plagosur", deklaroi një zyrtar i distriktit Chamba, i cili theksoi se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Aksidente të tilla në zonat e malore të Indisë janë përsëritur disa herë kjo për shkak të terrenit shumë të thyer dhe mungesës së standardeve rrugore./Start/

                                                                                             2012-08-11 12:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›