E Diel, 1 Nëntor 2026

110 584 ha, në dispozicion të ish-pronarëve

05/12/2004  Nga 133 mijë ha tokë e lirë që pretendohet të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve, 110 mijë janë tokë bujqësore. 90 për qind e kësaj shume, sipas burimeve, nuk është parashikuar për t'u ndarë sipas ligjeve të viteve 1992-1999. Ndaj dhe shoqatat e ish- pronarëve kanë ngritur pretendimin se mbi 100 mijë ha tokë janë të pafrytshme ndaj dhe ligji i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë është diskriminues. Sipas përfaqësuesve të ish- pronarëve dhe në rastet kur toka është në zonat bregdetare ajo është e pafrytshme ose e refuzuar për t'u marrë në bazë të ndarjes së përcaktuar nga ligji 7501. Kryefamiljarët gjatë këtyre viteve kanë refuzuar për të marrë rreth 4682 hektarë tokë. Ndërsa kanë mbetur tokë bujqësore në zonat turistike, në dispozicion të ish-pronarëve 2596 ha tokë, nga ajo çfarë ishte e parashikuar për t'u ndarë në vitin 1991. Megjithatë në një raport të paraqitur në Kuvend është paraqitur një tabelë e plotë me tokat e lira bujqësore dhe ato turistike që do të jenë në dispozicion të ish-pronarëve. Por dhe pse hapësira e lirë është më e madhe nga sa është pretendimi i ish-pronarëve për t'u kthyer, sërish nuk është e mjaftueshme për kompensimin fizik. Kjo për vetë faktin se vlera financiare e tokave të ish-pronarëve është shumë më e lartë nga ajo çfarë është vënë në dispozicion të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ish-pronarët kanë theksuar se 50 mijë hektarët e pakthyer kanë një vlerë shumë më të lartë se 133 mijë hektarët, që janë deklaruar të lira. Për këtë hapësirë toke janë hedhur dyshime, pasi ndërtimet e paligjshme janë ngritur kryesisht në tokat e shtetit, gjë që e kufizon tokën e lirë shtetërore. Kështu është shprehur dyshimi se fatura financiare do të jetë shumë e lartë.

Reagimi

Në deklaratën më të fundit, Bashkimi Evropian ka kërkuar që shteti shqiptar të përcaktojë një faturë konkrete për kthimin dhe kompensimin e pronave. Por, për të arritur në këtë konkluzion, më parë do të duhet dhe verifikimi i tokës së zënë me ndërtime të paligjshme. Burimet kanë bërë të ditur se pak muaj më parë në zyrat e Kryeministrisë është paraqitur dhe një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të verifikonte në terren hartën e tokave të lira. Me sa duket, këtë detyrë do ta kryejë pushteti vendor, në kuadër të zbatimit të legalizimit të ndërtimeve të paligjshme.

Tokë ka pasur rreth 300 mijë ha

Pas tharjes së kënetave u arrit në 699 423

Deri më tani është ndarë rreth 563 696 ha tokë

Ish-pronarët pretendojnë për rreth 50 mijë ha

Vlera e tokës së ish-pronarëve pretendohet të jetë shumë më e lartë se toka e lirë e mbetur për t'u ndarë

Në kompensimin e ish-pronarëve përfshihet vlera financiare, aksione, kthimi i tokës etj.

Toka bujqësore e pandarë

Berat 6001

Kuçove 802

Skrapar 3945

Dibër 5522

Bulqizë 4764

Mat 4432

Krujë 1075

Elbasan 4451

Gramsh 3710

Librazhd 5282

Peqin 1174

Fier 2757

Lushnjë 2340

Mallakastër 1323

Gjirokastër 2041

Përmet 5826

Tepelenë 5636

Kukës 3700

Tropojë 2786

Korçë 9850

Kolonjë 3097

Devoll 2796

Pogradec 8980

Lezhë 140

Mirditë 1949

Tiranë 678

Kavajë 1086

Shkodër 2114

M. Madhe 6804

Pukë 2757

Vlorë 3447

Sarandë 319

Gjithsej 110584

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›