Ndryshime në rend
05/12/2004
Neglizhenca gjatë kryerjes së detyrës dhe shkelje në procedura. Këto ishin motivacionet që e "degdisën" shefin e krimeve të komisariatit nr 4 në veri të Shqipërisë. Gilbert Hoxha u transferua të premten mbrëma në komisariatin e policisë së Koplikut. Burime nga ministria e rendit saktësojnë se kryeinspektori u emrëua në Malësinë e Madhe si punonjës i thjeshtë policie. Ka qenë rastësia ajo që e shpëtoi Hoxhën nga përjashtimi i sigurt. Sakaq, është firmosur dhe emërimi i shefit të ri të krimeve për komisariatin kryeqytetas. Dritan Cuku do të zërë vend e lënë bosh nga paraardhësi. Të njëjtat burime shtojnë se i posaemëruari u përzgjodh mes dhjetra emrave të tjerë të njohur në policinë e shtetit. Emërtesa vendosi që të ishte ai shefi i antikrimit, pasi Cuku ka përvojë të pasur në organet e rendit. Ai ka drejtuar për pak kohë komisariatin problematik të Tropojës, për tu transferuar më pas në drejtorinë e qarkut të Beratit si inspektor në një nga zyrat rajonale. Dita e hënë do të ti gjejë protagonistët e ndryshimeve në rend, në detyrat e reja.