E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, detyrim për paraqitje, pronares së "Shqipja 2000"

05/12/2004  TIRANË – Nuk është hera e parë që shtëpia diskografike me emrin "Shqipja 2000" penalizohet. Dje pronarja e kësaj shtëpie, 51 –vjeçarja Shqipe Krosi, ka arritur të bind gjykatën se nuk ka rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se prania e saj ,me masën e arresti detyrim për paraqitje nuk do të pengoi aspak zbardhjen e së vërtetës. Gjyqtarja Fida Osmani pasi ka dëgjuar akuzën e cila kërkoi si masë atë të detyrimit për paraqitje nuk ka vepruar ndryshe. Për gjykatën provat e sjella nuk kanë mjaftuar për të mbajtur Krosin në burg pa afat. Pas vendimit të djeshëm e pandehura Shqipe Krosi do të paraqitet në policinë gjyqësore një herë në dy javë. Falsifikimit të dokumentave dhe kalimit të klandestinëve në mënyrë të paligjshme. Duke qenë në vendin e pronares së shtësisë diskografike, Shqipja ka arritur të nxjerrë fiza për shumë persona në këmbim të një shume të majme. Viza praj saj janë nxjerrë për në Amerikë, Francë e shtete të tjerë dhe shumë e parave që mendohet se janë marë është nga 18 deri në 20 mij euro. Para gjykatës e pandehura e ka mohuar një fakt të tillë. Ajo është shprehur se nuk ka lidhje me këtë trafik vizash dhe se policia e antikrimit ekonomik ka vepruar në bazë të dyshimeve dh ejo mbi prova konkrete. Akuza e saj sipas përfaqësuesit të prokurorisë mbetet në vend. Gjatë kohës që Shqipja do të qëndroi në arrest do të kryhen hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›