Aleatët e socialisteve: PS e presim deri të shtunën
05/12/2004 Aleatët e Partisë Socialiste, në "Koalicionin për Integrim", kërcënojnë me qëndrime radikale kundrejt mazhorancës, nëse nuk nisin negociatat për ndryshimet në qeveri. Kryeministrit Fatos Nano, njëkohësisht dhe kryetari i PS-së i është lënë afat mesi i javës tjetër, që të mbledhë në tryezë aleatët për të negociuar propozimet që i janë paraqitur nga koalicioni. Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut dhe Partia Demokracia Sociale vetëm dy ditë më parë kanë paraqitur zyrtarisht kërkesat e tyre në selinë socialiste. Ndërsa nga PS ende nuk ka ardhur një sinjal për datën se kur do të zhvillohet tryeza, e cila ishte paralajmëruar se do të mbahej deri më 7 dhjetor.
Xhuveli
Kryetari i PAA-së, Lufter Xhuveli, lidhur me indiferencën që po shfaq mazhoranca ndaj aleatëve të saj, tha për "Metropol" se "mosreagimi i Kryeministrit Fatos Nano i ngjan lojës së maces me miun. Kjo gjë bëhet për të matur pulsin e partive aleate". Gjithashtu, Xhuveli thekson se teknika që po përdor PS-ja ka vetëm një qëllim: "atë që të mos bëjë ndryshime në qeveri". Kreu i agrarëve shprehet se, nëse mazhoranca nuk mbledh tryezën e koalicionit deri në mesin e javës së ardhshme, atëherë do të mblidhet sërish tryeza e partive të vogla për të dalë me një qëndrim më radikal kundrej socialistëve. Nga ana tjetër kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, tha se për momentin nuk mund të ketë ndonjë reagim të aleatëve të PS-së. Por, ai ka risjellë në vëmendje se po skadon dhe afati i fundit, që i është lënë PS-së për të ndërmarrë ndryshimet. Në tryezën e fundit, partitë e "Koalicionit për Integrim" i kërkuan PS-së që ndryshimet në qeveri të përfundojnë para 15 dhjetorit të këtij viti.
Qeveria
Vetëm tre ditë më parë, zëdhënësi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, duke u kërkuar aleatëve të PS-së të bashkëpunojnë për zgjedhjet e ardhshme dhe për buxhetin e shtetit për vitin 2005.
Afrimi i zgjedhjeve të qershorit 2005 po shikohet nga Kryeministri Nano si e vetmja copë torte që mund t'ju japë aleatëve. Në takimin e përfolur të "Koalicionit për Integrim" pika kryesore e diskutimit do të jetë bashkëpunimi në fushatën zgjedhore të vitit 2005. Gjithsesi dhe nëse tryeza e ardhshme e koalicionit do të arrijë ndonjë përfundim për ndryshimet, këto lëvizje do të përqëndrohen në ministritë periferikë të kabinetit "Nano".