Arrestohet 70 vjeçari, vrau shoferin e Briskut në 99-tën
05/12/2004 Efektivat e policisë së komisariatit të Krujës arrestuan mbrëmjen e djeshme një person të shumkërkuar. Frrok Gjergji u vu në pranga në banesën e tij në këtë qytet, pas një aksioni rrufe. Togat e zeza të Pukës e kanë dënuar 70-vjeçarin me 25 vjet burg nën akuzën e vrasjes së Lek Gjinit, shoferi i komandantit të Briskut.
Arrestimi
Vrasja për të cilën Frrok Gjergji ëhstë cilësuar fajtor, ka ndodhur në vitin 1999 në fshatin Kqir të rrethit të Pukës. Asokohe, 70-vjeçari jetonte duke punuar tokën. Ishte pikërisht prona ajo që e konfliktoi me bashkëfshatarin tjetër Lek Gjinin. Ky i fundit punonte si shoferi i komandantit të briskut, ndërsa me bujqësi merreshin familjarët e tij. Burime zyrtare nga komisariati i Krujës bëjnë të ditur se pasi disa grindjeve për dy pëllëmbë tokë, protagonistët e kësaj ngjarjeje u konfrontuan keqas. Në sherr u përfshinë të dy fiset respektive. Askush nuk pranonte të hapte rrugë, madje situata përkeqësohej dita ditës. Derisa, i moshuari e qëlloi për vdekje me armë zjarri Lek Gjini. Ndërsa viktima humbi menjëherë jetën, ekzekutori u largua pa humbur kohë nga fshati. E megjithatë, kjo nuk i pengoi togat e zeza të gjykatës së Pukës të jepnin 25 vjet burg për të, vetëm duke u mbështetur në thëniet e dëshmitarëve okularë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Frrok Gjergji nuk kishte rënë asnjëherë në duart e policisë gjatë pesëvjeçarit që rezultonte në listën e personave në kërkim nga Interpoli. Menjëherë pas vrasjes së Lek Gjinit ai u largua nga fshati Kqir për tu fshehur. I moshuari u vendos fillimisht në kryeqytet për të humbur gjurmët në morinë e banorëve që popullonin çdo ditë kryeqytetin. Paskëtaj, nuk ecjaket sa tek një kushëri tek tjetri u bënë të bezdisura për 70-vjeçarin, ai bleu shtëpi në Krujë. Atje u vendos së bashku me familjen e tij. Nuk dihet ende sesa kohë mund të ketë patur në këtë qytet vrasësi i Gjinit. Por, që në çastin e parë që sinjali u përcoll në rrugë operative, krerët e komisariatit e vunë plakun në survejim derisa arritën të ndërhynin për ta arrestuar.