E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda 10 ditëve vendosen çmimet e qirave

05/12/2004  Brenda 10 ditëve, qeveria shqiptare duhet të paraqesë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Afati kohor është bërë më i rëndësishëm nga vërejtjet e bëra prej Bashkimin Evropian që ka kërkuar zbatimin korrekt të legjislacionit për pronat. Përfaqësuesit e socialistëve, Leskaj dhe Lakrori, thanë dje në lidhje me ligjin e pronave se partia e tyre është e angazhuar në zbatimin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Për këtë, ata kanë theksuar propozimin e dy emrave në Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i konsideruar elementi kyç në zbatimin e ligjit në fjalë. Në detyrën e qeverisë tashmë mbetet emërimi i anëtarëve të komisioneve vendore si dhe i përcaktimit të çmimit për metër katror në zbatim të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Një tjetër çështje e mbetur pezull është dhe përcaktimi i qirave të banesave të ish-pronarëve. Sipas ligjit të miratuar më 30 korrik të vitit 2004, për dy vjet çmimi i qirave në këto banesa do të vendoset nga qeveria. Ndërsa në vitin e tretë, qiratë do të jenë sipas tregut real. Në rast se dhe pas kësaj faze ndërtesat nuk do të lirohen nga banuesit, shteti ndërhyn për kthimin e tyre tek ish-pronarët. Megjithatë deri më datën 15 dhjetor pritet përfundimi i legjislacionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›