E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti “Milan Junior Camp”

"Milan Junior Camp" që do të zhvillohet në Tiranë është parashikuar për djemtë dhe vajzat nga 6 deri në 16 vjec. Ky kamp trajton njëkohësisht dy elemente të rëndësishëm të futbollit: anën fizike dhe atë psikologjike. Pas suksesit te edicioneve të organizuara në vende të tjera si Itali, Greqi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Hungari ky kamp mbërrin për herë të parë në Shqipëri nga data 30 qershor deri në 4 korrik 2008, në qytetin e Tiranës, në stadiumet "Qemal Stafa", "Selman Stërmasi" si dhe në ambientet stërvitore të klubit të Dinamos. Në konferencën e shtypit ishin të pranishëm Daniele Masaro, përgjegjësi për marrëdhëniet me publikun te klubi i A.C.Milan, Franceska Pietra menaxhere marketingu e projektit të të rinjve të Milanit, Marko Skembri menaxher i përgjithshëm i "Ëorld Camp International", Anila Godo, përfaqësuese e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë "Domenick Scaglione", Rezart Taci, Menaxher i përgjithshëm i "Taci Oil International" dhe ambasadori italian në Shqipëri Saba d'Elia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›