E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 kosovarë arrestohen në Hungari

Budapest - Policia kufitare në jug të Hungarisë ka ndaluar 21 imigrantë ilegalë, të cilët dje kishin hyrë në këtë shtet nga territori i Serbisë. Në mesin e të ndaluarve janë edhe 12 shqiptarë nga Kosova. Agjencia hungareze e lajmeve MTI, ka njoftuar se dy familje nga Kosova kanë kërkuar status refugjati në Hungari. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka deklaruar për Kohavisionin se ende nuk janë njoftuar zyrtarisht për arrestimin e shtetasve kosovarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›