E Hënë, 2 Nëntor 2026

Më 5 muaj, 1200 procedime penale në Prokurori, gjysma pa autor

28/05/2005  Prokuroria e Tiranës ka filluar rreth 1200 procedime penale gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, kundrejt afro 1500 denoncimeve të mbërritura aty gjatë kësaj periudhe. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se, sipas statistikës, rezulton që gjysma e këtyre procedimeve penaleve të jenë pa autor. Kjo, për shkak se policia nuk ka dokumentuar dhe identifikuar autorët e ngjarjeve në fjalë. Sipas burimeve, pjesa më e madhe e çështjeve penale që po heton gjatë këtyre pesë muajve, kanë të bëjnë me vjedhje të llojeve nga më të ndryshmet. Vendin kryesor në këto çështje e zënë vjedhjet e makinave dhe të banesave, sqaruan burimet e Prokurorisë. Një rritje jo të zakontë ka pësuar fenomeni i vetëvrasjeve. Sipas Prokurorisë, krahasuar kjo vepër penale me vitin e kaluar, klasifikohet dyfish në rritje. Bruimet theksojnë se gjatë këtyre muajve është vërejtur edhe vetëvrasja e fëmijëve, që në vitet e kaluara ka qenë mjaft e rrallë. Ndërsa si problematikë e hetimit të Prokurorisë, mësohet të mbeten vjedhjet e automjeteve dhe ato të banesave. Në këto raste mungojnë provat materiale dhe elementet identifikuese të autorëve. Madje, ka raste që persona të njëjtë denoncojnë vjedhjen e banesave të tyre edhe për ditë me radhë, që tregon sofistikimin e hajdutëve, përfundojnë burimet e Prokurorisë. E.H.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›