12 prill, mësuesit e Shkodrës në grevë
08/04/2005 Kërkojnë 15 për qind rritje page
SHKODËR - Federata e sindikatave të arsimit dhe shkencës duket se është më e vendosur se kurrë në fillimin më 12 prill dhe shpënien deri në fund të grevës për rritjen e pagave të arsimtarëve të arsimit parauniversitar. Të paktën kështu janë shprehur dje për gazetën “Metropol”, kryetari i FSASH-së, Xhafer Dobrusha, si dhe kryetari i degës së kësaj sindikate në Shkodër, Fatmir Smajli. Sipas zotit Dobrusha, i cili dje ka qenë në Shkodër për bashkërendimin e punës me degën në këtë qytet, më 12 prill do të fillojë greva në arsimin parauniversitar. Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës ka sqaruar se greva është mjeti i fundit që i ka mbetur në duar për t’u përdorur. Kërkesat e arsimtarëve janë shtesat e pagave për 2004, masa e shtesës për 2005, fillimi i punës për statusin e mësuesit, dhe rritjen e GDP–së nga 2,9 për qind në jo më pak se 4 për qind. Kjo rritje e pagave kërkohet për të gjithë mësuesit e arsimit parauniveristar, por kërkohet edhe një rritje prej 15-30 për qind për kategori të veçanta siç janë mësuesit cilësorë dhe sidomos për të motivuar mësuesit e zonave të thella.