E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e “Mark Lulaj” kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve

08/04/2005  Nuk janë mbajtur premtimet

SHKODËR - Banorët e zonës informale tek ish-artistikja, kërcënojnë për bojkotim zgjedhjesh. Janë 104 banorë të lagjes “Mark Lula” që i kanë bërë një peticion Bashkisë, Qarkut, Prefekturës, Qeverisë dhe nënkryetares së parlamentit, Jozefina Topalli për marrjen e masave në rregullimin e infrastrukturës. Banorët shprehen se që në vitin e kaluar janë bërë një sërë premtimesh për rregullimin e rrugës, kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, ndërtimin e një shkolle dhe përcaktimin e një vendi për hedhjen e mbeturinave, por deri tani nuk është bërë asgjë, vetëm sa janë vënë piketat e rrugëve dhe bordurat kufizuese të tyre. Ata kanë kërcënuar se në qoftëse nuk merren masa konkrete për fillimin e punimeve dhe plotësimin e kërkesave deri në prag të zgjedhjeve të ardhshme elektorale, atëherë si masë të parë do të bojkotojnë zgjedhjet dhe më pas do të fillojnë përshkallëzimin e protestave të tyre deri në zgjidhjen e problemeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›