E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi – Kroaci – Slloveni, rruga e re e trafikut klandestin

08/04/2005  Gjatë vitit 2004, janë kthyer në Han të Hotit rreth 100 shtetas shqiptarë, që ishin kapur në Kroaci. Nga hetimet e deritanishme, të një sërë rastesh, trafiku kalndestin, mësohet se gjithnjë e më shumë Mali i Zi, por edhe Kroacia e Sllovenia, përdoren si trampolino, për mbërritjen në Itali. Në të tilla raste, mësohet se trafikantët deri pak kohën më parë e bënin kalimin e klandesitnëve nga vendi ynë deri në Itali, kryesisht duke shfrytëzuar udhëtimet turistike, ndërsa tani mendohet se janë duke i bërë kalimet kryesisht me “thyerje të kufirit” me anë të shoqëruesve.

Në muajt e fundit ka pasur edhe kalime të ligjshme individuale në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, por që më pas kishin si synim emigrimin drejt Italisë. Për të frenuar këtë fenomen, policia e kufirit malazez mori masa, duke ndaluar të rinjtë të kalonin kufirin e tyre, pa pasur një garanci kthimi nga shoferët e taksive që udhëtojnë çdo ditë në atë rrugë.

Precedenti 12 janar 2005/ Riatdhesohen 34 klandestinë në Han të Hotit SHKODËR - Kthehen në Shqipëri 34 klandestinët të mbajtur prej një muaji në njërin prej burgjeve të Kroacisë. Pas disa javësh të mbajtur në burg, shqiptarët i janë dorëzuar autoriteteve policore shqiptare. Pas plotësimit të disa procedurave, autoritetet kroate i kanë dorëzuar palës shqiptare 34 personat e mbajtur prej një muaji në qeli, sepse ishin kapur teksa po kalonin në mënyrë ilegale tranzit shtetin kroat dhe destinacioni i tyre ishte Italia. Mediat kroate kanë qenë të parat që kanë bërë publike faktin se 34 shqiptarët ndodhen prej një muaji në burg, vetëm se kanë kaluar në mënyrë klandestine në Kroaci dhe kanë dashur të shkojnë në Itali. Pas kësaj, familjarët e të burgosurve kanë reaguar nëpërmjet Avokatit të Popullit e kanë kërkuar zyrtarisht informacion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›