E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten adoleshentët, kapen autorët

08/04/2005  FIER - Dy adoleshentë kanë qenë pre e grabitjes së dy të rinjve nga Patosi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Patosit në lagjen “1 Maj” të tij, rreth orës 10.30 të ditës së djeshme. Dy adoleshentë me iniciale E.H., dhe G.H., vëllezër dhe banorë të fshatit Frakull, të rrethit Fier, kanë qenë duke lëvizur në qytetin e Patosit. Në momentin kur ata kanë dalë nga një dyqan dhe kanë marrë rrugën e stacionit të autobusëve për të shkuar në fshatin e tyre, në një rrugicë jo shumë të populluar, u kanë dalë përpara dy persona, Ervis Bregu, 19 vjeç, banues në lagjen “Mustafa Matohiti”, të qytetit të Patosit dhe një adoleshent me iniciale D.H. Nën presionin e armës së ftohtë thikë, ata iu kanë marrë dy telefona celularë tip “Nokia” si dhe një portofol me 5000 lekë. Pas kryerjes së grabitjes, ata janë larguar me shpejtësi, ndërsa janë ndaluar disa orë më pas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›