E Diel, 1 Nëntor 2026

12 rekomandimet, drejtori Stefano Sanino, sot vizitë në Tiranë

07-06-2012 / Gazeta 55

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino mbërrin sot në Tiranë, një ditë para zhvillimit të raundit të tretë të zgjedhjes së presidentit.
Në axhendën e vizitës së tij në Shqipëri drejtori për zgjerimin në komisionin Europian pritet të takohet së pari me kryeministrin Sali Berisha, kryetarin socialist Edi Rama, kreun e LSI-së Ilir Meta, ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ministren e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu.
Në këtë takime pritet që arritja e konsensusit mes forcave politike për zgjedhjen e kreut të shtetit, të jetë kryefjalë e bisedave ndërsa Komisioni Europian do të inkurajojë edhe më tej politikën shqiptare me qëllim avancimin në kryerjen e reformave në përmbushje të 12 kritereve të vendosura nga BE për vendin tonë me qëllim marrjen e statusit kandidat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›